Ministrja Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat, tha se sasia e vaksinave, të cilat nuk mundën të vinin në vendin tonë, për shkak të kaosit në Aeroportin e Rinasit dje, do të vijnë sot në orën 15:00. Sa i përket fluturimeve, ajo tha se nga nesër në mëngjes, nisin normalisht. Ndërsa sot, nisin fluturimet esenciale, pra ato humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore e ushtarake
Gjithashtu, ministrja bëri të ditur se është mundur të ruhet sasia e vaksinave që ishte planifikuar të mbërrinte në vendin tonë ditën e djeshme. Kjo sasi vaksinash pritet që të mbërrijë sot rreth orës 15.00.
Belinda Balluku u shpreh gjate fjalës së saj për mediat se situata e krijuar, i ka bërë të kuptojnë se ka qenë një plan i organizuar për të pasur një bllokim total deri në ditën e zgjedhjeve.
“Megjithatë, janë marrë të gjitha të dhënat për të bërë një verifikim edhe më të thellë të kësaj situate dhe për të arritur në konkluzionet e duhura. Rëndësi ka që trafiku ajror ka filluar punën.”-tha Balluku.