Janë thjesht ankesa, apo një strategji për t’u larguar nga Mançesteri? Askush nuk e di se çfarë po mendon trajneri Zhoze Mourinjo, trajneri i “Djajve të kuq”. Kritikat e tij të ditëve të fundit kundrejt klubit në lidhje me përbërjen e grupit, patjetër që nuk u kanë pëlqyer drejtuesve.
Ankesat për disa lojtarë, Martial dhe Valencia mbi të gjithë, kanë sjellë një atmosferë të zymtë në dhomat e zhveshjes së Mançesterit, ndaj dhe po mendohet për një largim të mundshëm të “Special One”.
“Sun” bën me dije se tashmë është projektuar edhe pasardhësi i portugezit dhe ai është Zinedine Zidane. Francezi është kandidati kryesor për të zënë vendin e Mourinjos, nëse ky i fundit ikën.
Mourinjos gjithmonë i ka pëlqyer të jetë në lenten zmadhuese. Shtypi britanik tashmë e sheh si një ish-trajner të Mançester Junajtid.