Enca është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila numëron një numër të madh hitesh në tregun muzikor.
Tashmë, Enca ka thyer rekordin dhe është bërë e para këngëtare shqiptare që ka arritur 2 milionë ndjekës në Instagram, duke mbajtur titullin e “Mbretëreshës së Instagramit”. “Gjejeni kush është artistja e parë shqiptare me 2 milionë ndjekës”, ka shkruar Enca në Instagram, duke ndarë me ndjekësit lajmin e lumtur.
“Një ditë do të kem 20 milionë ndjekës. Ju që më ndiqni tani, do të mburreni duke thënë “e njihja që kur kishte 2 milionë”, njësoj si disa njerëz këtu që më kanë ndjekur dhe mbështetur që kur kisha 50 mijë. Faleminderit shumë”, shkruan Enca në postim.