Armina Mevlani është një prej femrave më të njohura e më të komentuara të shoubizit shqiptar.
Blogerja poston shpesh foto në Instagram, ku ndan momente nga aktivitetet e saj në lidhje me punën por edhe nga jeta private.
Ditën e djeshme Armina ka postuar një foto të bërë gjatë një eventi në Francë.
Mirëpo njëri prej komentuesve i ka lënë Arminës një koment jo dhe aq të këndshëm.
“Kapardisu me lekët e popullit se herët a vonë Zoti nuk harron”, i shkruan komentuesi.
Por blogeres nuk i ka pëlqyer aspak komenti dhe ka reaguar.
“Me thënë të drejtën i gjithë eventi ka qenë organizuar nga Moët&Chandon dhe meqe nuk e kuptoni, puna ime eshte e lidhur pikërisht me këtë gjë, reklamimin e brandeve ashtu siç ky udhëtim e shumë të tjera organizohen nga vete firmat dhe financohen po nga ato”, ka shkruar blogerja në Instgram.