Aktualitet

Kapelja në makinë, provat që tradhtuan autorin e atentatit ndaj Edison Begajt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:55 - 03/09/21 |
mapo.al

Mësohen detaje të reja lidhur me hetimet e kryera nga Policia dhe Prokuroria, pas tentativës së vrasjes së Edison Begajt, mbrëmjen e 29 majit në Kaninë të Vlorës. Burime pranë grupit hetimor sqaruan se pak minuta pasi ndodhi krimi, uniformat blu u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar si i përdorur në ngjarje. Aksioni u organizua pas mbikqyrjes së kamerave pranë vendit të ngjarjes.






Në periferi të Lushnjes, për shkak të shpejtësisë mjeti doli nga rruga duke përfunduar në kanal. Autori, duke përfituar nga errësira mundi të largohej. Brenda makinës, policia gjeti prova të mjaftueshme për të çuar në identifikimin e autorit të plagosjes së Begajt.


Një kapele e përdorur nga autori, fije floku, mbetje biologjike si dhe shenjat e gishtave, zbuluan se bëhej fjalë për 36-vjeçarin nga Tirana, Mitri Prifti.







Ai fillimisht u shpall në kërkim policor dhe me marrjen e përgjigjes së ADN-së për provat e siguruara në makinë, policia e shpalli në kërkim ndërkombëtar. Por rezultoi se një ditë pas ngjarjes, Prifti ishte larguar drejt Italisë në mënyrë të rregullt.

Lexo edhe :  Tre shenjat e horoskopit që dashurojnë “marrëzisht”



Ndaj tij, gjykata ka caktuar arrest në burg në mungesë për veprat penale, vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.



Hetuesit kanë dyshime se krimi mund të ketë ndodhur për shkak të një debati banal mes tyre. Konflikti kishte ndodhur në një lokal, në zonën e Lungomares në Vlorë. Edsion Begaj e ka qëlluar atë me shuplakë në fytyrë dhe e gjithë skema është regjistruar nga kamera e sigurisë së lokalit.

Edison Begaj u qëllua me 4 plumba teksa ishte duke u futur me makinë në oborrin e banesës. Ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve, të cilët ishin të ulur në sediljen pas të mjetit Volkswagen.

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas