Kronika

Kapen 102 kg drogë në Igumenicë, në pranga një grek e një shqiptar






               Publikuar në : 17:04 - 12/07/19 |
mapo.al

Janë arrestuar në kufi me Greqinë një shtetas shqiptar dhe një grek. Sipas raportimeve shtetasve u janë gjetur 102 kg marjuanë të cilën e kishin fshehur brenda automjetit më të cilin po lëviznin. Lënda narkotike ishte e ndarë në 99 pako.


Makina me të cilën po lëviznin të arrestuarit drejtohej nga greku 40-vjeçar dhe ishte marrë me qira në Greqi, ndërsa shqiptari 36-vjeçar ishte pasagjer. Ky i fundit kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe ndaj tij kishte masë ndalim hyrje në territorin grek. Po ashtu dy të arrestuarve u janë sekuestruar dy celularë.

 

Droge Greqi


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas