Aktualitet

Kapen 4 shqiptarë, rrëmbyen të riun dhe i kërkuan 10 mijë € familjes








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:23 - 24/08/19 |
ro ot

Greqi/ Katër shqiptarë të moshës 19, 35, 41 dhe 49 vjeç kanë rënë në prangat e policisë greke për rrëmbimin e një bashkëkombasi 31-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Arrestimi është bërë mbrëmjen e kaluar në Nemea, Corinth. 31-vjeçari i rrëmbyer ishte zhdukur prej 20 ditësh dhe të afërmit e tij që jetonin në Shqipëri, të alarmuar, kishin bërë denoncim në polici.



Megjithatë do të ishte një telefonatë e pengmarrësve drejt familjes, që do ti vinte ata në dijeni se çfarë po ndodh me djalin e tyre. 4 personat që rrëmbyen 31-vjeçarin kërkuan nga familja shumën prej 10,000 euro për ta liruar pengun, për arsye ende të paqarta. Dyshohet se ky veprim u krye për të marrë vetëm shumën e parave.


I riu u mor nga 49-vjeçari




49-vjeçari mendohet të ketë rol kryesor në rrëmbimin e të riut pasi ishte ai që e mori nga një stacion autobusi për ta dërguar më pas në shtëpinë ku e mbajti në bashkëpunim dhe me tre shqiptarët e tjerë.

Lexo edhe :  RENEA aksion blic në Fushë Krujë, kontrolle në disa banesa, ka të ndaluar


Celulari i futi në kurth


Pas denoncimit në polici, autoritetet shqiptare vunë në dijeni menjëherë INTERPOL. Vendndodhja e grabitësve u zbulua nga celulari i tyre. INTERPOL njoftoi menjëherë departamentin e policisë në Corinth, të cilët kryen bastisjen e banesës në Nemea. Atje, ata gjetën 31-vjeçarin e lidhur dhe katër pengmarrësit.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas