Friday, July 1, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kapen 6 kg hashash, fshehur mes të brendshmeve të femrave

by mapo.al
30/01/2012
in Aktualitet
0

Kakavije-Ditën e diel strukturat e Policisë së Shtetit në Qarkun e Gjirokastrës, në Stacionin Kufitar të Kakavijes, kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë me autobus udhëtarësh, ndërkohë që kanë ndaluar edhe shoferin e autobusit. Sipas burimeve zyrtare të policisë në Gjirokastër, orët e vona të ditës së shtunë duke u gdhirë dita e diel, efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijes në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë marrë informacion në rrugë operative se me një nga autobusët e linjës Shkodër-Athinë do të trafikohej një ngarkesë më lëndë narkotike në drejtim të Greqisë. Pas marrjes së këtij informacioni në Stacionin Kufitar të Kakavijes policia ka përforcuar shërbimet e kontrollit edhe me efektiva të antidrogës.“Gjatë gjithë mesnatës të së shtunës duke u gdhirë e diela ne ushtruam kontrolle të imtësishme në të gjithë autobusët e linjave ndërkombëtare Shqipëri-Greqi”, thonë burimet policore. Rreth mesnatës në doganën e Kakavijes ka mbërritur autobusi  me targë TR 63 90 M, që drejtohej nga Selami Kalaja, 57 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Edhe ky autobus i është nënshtruar kontrollit të rreptë të policisë, ku efektivat blu kanë ushtruar një  kontroll të  imtësishëm  të të gjitha çantave dhe valixheve që ndodheshin në bagazhin e autobusit, në prani të çdo pasagjeri. Sipas burimeve policore, gjatë kontrollit, në njërën  prej valixheve, e cila ishte pa kundrabiletë dhe nuk i përkiste  asnjërit  prej  pasagjerëve, rezultoi se brenda saj, në fundin e valixhes, maskuar me rroba të brendshme femrash, ndodheshin 6 pako të mbështjella me  letër alumin dhe natriban, ku brenda tyre kishte 6 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë. Pas gjetjes së lëndës narkotike punonjësit e Policisë Kufitare kanë  shoqëruar shoferin e autobusit S.Kalaja, i cili i është nënshtruar hetimeve të mëtejshme. Gjatë veprimeve ligjore specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit  konstatuan se valixhja në të cilën u gjet lënda narkotike i përkiste drejtuesit të autobusit, S. Kalaja. Mbështetur mbi provat e mbledhura policia ka bërë ndalimin e shoferit të autobusit për veprën penale të  “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

B.SH

JU SUGJEROJME

Kamarieri bën sherr me dy pushuesit e rinj për lekët e shezlongut
Aktualitet

Kamarieri bën sherr me dy pushuesit e rinj për lekët e shezlongut

30/06/2022
Velipojë/ Zjarr i madh në pyje, nuk ndërhyn dot as zjarrfikëset
Aktualitet

Velipojë/ Zjarr i madh në pyje, nuk ndërhyn dot as zjarrfikëset

30/06/2022
Ndahet nga jeta mjeku dhe epidemiologu i shquar shqiptar
Aktualitet

Covid/ Raporti ditor: 553 raste të reja, humb jetën një 72 vjeçar i pavaksinuar

30/06/2022
Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin e banesës, plagoset rëndë shoferi
Aktualitet

Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin e banesës, plagoset rëndë shoferi

30/06/2022
Next Post

Vidhnin shtëpitë, tre në pranga dy në kërkim

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Pse ripërcaktimi i prioriteteve të strategjisë së betejës së PD është jetik për PD?
  • Kamarieri bën sherr me dy pushuesit e rinj për lekët e shezlongut
  • Velipojë/ Zjarr i madh në pyje, nuk ndërhyn dot as zjarrfikëset
  • Përgatitjet për 7 korrikun/ Jozefina Topalli: E tha doktori, fitorja kalon përmes grave!
  • Ironizimi i deputetit Korreshi: Ne po hamë djathë me niseshte, ka vetëm aromë hashashi, nuk ka lopë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In