Aktualitet

Kapet drogë me vlerë 200 mijë euro, arrestohet shqiptari në Maqedoni














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:36 - 10/06/21 |
mapo.al

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon se ka sekuestruar drogë me vlerë 200 mijë euro, e cila si destinacion kishte Greqinë.






Ndër të tjera në njoftimin e ministrisë bëhet me dije se droga është kapur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjtje dhe i arrestuar është një person nga Shqipëria.


“Nga ana e patrullës së komunikacionit nga policët e Prilepit, rreth orës 01:00 në rrugën rajonale Prilep – Gradsko, është ndaluar makina ngarkuese “Man” me regjistrim të Shqipërisë, e drejtuar nga B.J (40) shtetas i Shqipërisë.





Gjatë kontrollit, shoferi ju ka ofruar para policëve që të mos kryejë kontrolle, por policët nuk kanë pranuar. Dhe gjatë kontrolleve kanë gjetur dy çanta të mëdha në të cilat kanë qenë 50 paketime me marihuanë, me sasi prej 50 kilogramëve. Vlera e drogës është rreth 200 mijë euro”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo edhe :  Maqedoni e Veriut - 4 të vdekur dhe 23 raste të reja me koronavirus


Ndër të tjera autoritetet maqedonase bëjnë me dije se shoferi i kamionit është arrestuar dhe gjatë ditës së sotme do të dorëzohet në Prokurorinë e Prilepit, për procedura të mëtejme.



8


Etiketa: , ,

Pas