Spanjë- Agjentët e Policisë Kombëtare kanë prangosur 8 persona me origjinë lituaneze, greke, shqiptare dhe spanjolle, pasi akuzohen për prodhim dhe shpërndarje droge.
Arrestimet vijnë në kuadër të operacionit “Dita e Gjelbër”. Në Castellon, Lliria dhe Burjassot gjithashtu janë çmontuar plantacione kanabisi dhe janë sekuestruar 485 kilogramë kanabis (2,721 bimë), si dhe sasi të ndryshme marijuane të gatshme për shpërndarje dhe konsum.
Po ashtu gjatë operacionit u konfiskuan dy makina pa targa që ishin vjedhur në Manises, pistoletë, një armë gjahu, një hanxhar 50 centimetra, sisteme të mbikëqyrjes video infra të kuqe, 189 llamba, 148 sloops, 100 filtrues dhe 22 kondicionerë.
Në operacionin, i cili filloi vitin e kaluar, agjentët zbuluan një ndryshim në vendndodhjen e të mbjellave me kanabis, duke shkuar nga zonat rurale dhe shtëpitë e vjetra të pabanuara në shtëpitë luksoze në qytete.
Autorët e dyshuar bënë investime të konsiderueshme financiare që aktiviteti kriminal që po ndodhte në brendësi të bëhej i pakapshëm. Shtëpitë e barit, grupi kriminal i ruante me armë dhe qen të egër, për të parandaluar që persona të panjohur të afroheshin në platacione.
Sistemi i kultivimit ishte i brendshëm dhe kishte të gjithë elementët e nevojshëm për të garantuar një korrje të përhershme për shitje të mëvonshme. Plantacionet ishin të pajisura me pajisje komplekse ndriçimi, nxjerrës për të hequr ajrin e ndenjur, filtrat e aromës, kohëmatës për të kontrolluar funksionimin e sistemit, stacionet e motit dhe termo-higrometrat për të matur temperaturën dhe lagështinë.