ITALI- Policia italiane ka sekuestruar një gomone me rreth 1 ton marijuanë e fila mendohet se ka ardhur nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Operacioni është ndërmarrë dje në ujërat e Santa Maria de Leuca në provincën e Lecces në bashkëpunim me policinë shqiptare.
Në pranga ka përfunduar skafisti shqiptar M.Nazeraj 34 vjeç nga Fieri. Gomonia është e gjatë 7 metra dhe e pajisur me 2 motora të fuqishëm jashtë bordit prej 100 kv.