Aktualitet

Kapet mashtruesja, futi në kurth ndërtuesit me “projekte të mëdha”







               Publikuar në : 10:21 - 23/07/19 |
mapo.al

Një grua 64-vjeçe ia ka dalë që përmes mashtrimit të fitojë shuma të mëdha parash nga një sërë biznesmenësh në Tiranë, kryesisht të fushës së ndërtimit. Ajo shtirej si punonjëse e një organizate të huaj dhe u thoshte biznesmenëve se “do bëjmë projekte të mëdha”.


Policia informon se arrestimi u bë pas disa denoncimesh që ishin bërë për shtetasen me iniciale V.P, 64-vjeçe banuese në Tiranë.

“Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pas marrjes së kallëzimit nga pronarë të disa bizneseve, se një shtetase, nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj, bënë kapjen dhe ndalimin e V. P., 64 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi.

Materialet procedurale në ngarkim të kësaj shtetaseje, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, bën të ditur policia.



CLOSE
CLOSE
Pas