Aktualitet

Kapet me 46 doza kokainë gati për shitje, pranga 46-vjeçarit në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:59 - 18/09/21 |
mapo.al

Një 46-vjeçar me iniciale D.K. është arrestuar nga policia pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve.






Gjatë operacionit për arrestimin e tij policia i ka gjetur në automjet 46 doza me lëndë narkotike kokainë, gati për shitje dhe një celular Nokia që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.







Njoftimi i policisë
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza. Sekuestrohen 46 doza me lëndë narkotike kokainë. Vihet në pranga poseduesi dhe njëkohësisht shpërndarësi i lëndës narkotike.



Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, në bulevardin “Bajram Curri” kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin D. K.

Lexo edhe :  Pse Merkel qëndroi ulur gjatë himnit në Tiranë?


Gjatë kontrollit të çantës të dorës dhe të automjetit të tij, shërbimet e Policisë, gjetën 46 doza me lëndë narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 46 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

1


Etiketa: , ,

Pas