Aktualitet

Kapet me drogë dhe thikë me vete, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:30 - 10/04/21 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona gjatë orëve të fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.






“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Rr. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë“, njofton Policia.


Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.







Nga ana tjetër, Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :




B. S., 38 vjeç dhe Sh. I., 48 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

Lexo edhe :  Përleshet me 'Shqiponjat'/ Arrestohet djali i humoristit Ismet Drishti


B. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

Xh. H., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

1


Etiketa: , , ,

Pas