Aktualitet

Kapet me fara kanabisi gati për t’i shitur, arrestohet i riu në Fier














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:03 - 18/04/21 |
mapo.al

Fier – Një person është vënë në prangat e policisë ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim për shkak se akuzohen për drogë. I prangosuri është 34-vjeçari me inicialet T.C., banues në Dushk.





I riu u arrestua në flagrancë dje në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut”, teksa po drejtonte makinën tip “Opel”.


Gjatë kontrollit të ushtruar, T.C. iu gjet  210 fara kanabisi të cilat i kishte bërë gati për t’ia shitur E.C. , 33 vjeç dhe E.B., 34 vjeç – të dy banues në Tiranë.





Kështu raporton Policia, teksa gjithashtu bën të ditur se janë proceduar penalisht E.C. dhe E.B.



Ndaj 3 të rinjve rëndojnë tashmë akuzat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.


Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas