Aktualitet

Kanabis në makinë, policia ndalon djalin e Azem Hajdarit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:35 - 23/07/21 |
mapo.al

Policia e Elbasanit ka shoqëruar djalin e vogël të Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e ndjerë.






23-vjeçari Azem Hajdari është shoqëruar nga “blutë” pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash. Së bashku me të është shoqëruar edhe një shok i tij që ndodhej në të njëjtën makinë me 23-vjeçarin.


Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në qytetin e Elbasanit, ku u ndaluan për një kontroll nga policia. Dy të rinjve iu sekuestrua një sasi e vogël kanabis sativa.







Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me aksionin në fjalë.



I riu bie në sy për jetën luksoze pasi lëviz me makina të fundit si “Mercedez Benz S-Class” dhe “Merecedez Benz G-Glass”, makina të shtrenjta në treg.

Lexo edhe :  Berisha përkujton Azemin; frymëzim për të hedhur në kosh regjimin e veglën mjerane në krye të PD


2


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas