Një rast që nuk do as koment dhe as debat është edhe ky i sotmi i realizuar në durës, ku disa peshkatarë jo vetëm që kanë kapur një specie të rallë peshkaqeni për ujërat e Adriatikut, por edhe e kanë masakruar kafshën e gjorë.
Në jo pak raste “Mapo.al” ka ngritur shqetësimin për masakrimin e faunës detare, ku viktima përveç peshkaqenëve, janë edhe breshkat detare, por edhe specie akoma më të rralla.
Në videon më të fundit shikohet se si kafsha e masakruar lidhet me një tel në një shtyllë hekuri, shkarkohet në mënyrë barbare nga një furgon peshku, shtyhet dhe goditet me këmbë…
Peshkaqeni, i pazakontë për brigjet shqiptare është filmuar nga peshkatarët që e kapën atë dhe pamjet janë vërtet të pazakonta.
Por momenti më kulminant i kësaj videoje që mund të thuhet me plotë gojë që është horror, është ai kur disa fëmij ftohen nga një “xhaxhi” që të bëjnë foto me kafshën që ka dhënë shpirt!
Ndërkohë që videoja është bërë virale tashmë në rrjet, asnjë prej autoriteve apo shoqatave që merret me mbrojtjen e kafshëve nuk kanë reaguar.
Në asnjë vend të botës nga ato ku duam të anëtarësohemi ne shqipot nuk i vrasin peshkaqenët, kjo për të ruajtur ekosistemin e deteve dhe oqeaneve, madje për specie të caktuara që rrezikojnë zhdukjen ka mbrojtje edhe më specifike.
Më poshtë “Mapo.al” sjell edhe videon se si disa njerëz të mirë (jo shqiptarë) shpëtuan këlyshët e palindur ende të një peshkaqeni femër që kishte ngordhur./Mapo.al/
http://www.mapo.al/video-peshkatari-operon-peshkaqenin-e-ngordhur-shpeton-98-te-vegjlit-e-tij/