Aktualitet

Kapet në Durrës trafikanti i kokainës, e kërkonte Italia






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:25 - 22/11/19 |
ro ot

Policia arrestoi në Durrës shtetasin me iniciale S.J. të cilin do ta ekstradojë në Itali. Në korrik të këtij viti gjykata italiane kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për akuzat: “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale, parashikuar nga Kodi Penal Italian”.


Njoftimi i policisë së Durrësit


Një tjetër i kërkuar nga drejtësia italiane bie në prangat e Policisë së Durrësit.



Finalizohet operacioni “Ekstradimi”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.


Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i kërkuari për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.


Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, në kuadër të operacionit “Ekstradimi”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit S. J., banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Cagliarit, Itali, me vendimin Nr.7855/17, datë 17.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Etiketa: , ,

Pas