Aktualitet

Kapet në moment të papërshtatshëm e qesharak- Gazetari i BBC kërkon falje në Twitter (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 21/12/20 |
mapo.al

Një veprim i pavetëdijshëm i gazetarit të BBC, Ben Brown, ka shkaktuar mjaft të qeshura në rrjet.






Gjatë një transmetimi live, i rehatuar në karrige, Brown bëri një përllogaritje të gabuar të çastit se kur do të merrte sërish fjalën pas një sekuence filmike, dhe kësisoj u filmua duke hapur gojën.


Ai e kuptoi menjëherë gabimin, duke tentuar të vihet sërish në kornizën e gazetarit. E megjithatë, duket se e ka ndjerë të nevojshme të kërkojë falje.





“Ndjesë për këtë shikues të dashur! Isha në fund një turni të gjatë prej orës 5 të mëngjesit. Rreziqet e TV live!”  – ka shkruar Brown në “Twitter”, duke sqaruar kështu arsyen e përgjumjes.





1


Etiketa: ,

Pas