GREQI – Një sasi e madhe droge prej 1200 kilogramë kanabis është sekuestruar në një zonë të izoluar në afërsi të Gjithios në Peloponez, vlera e së cilës kap në treg shifrën e 2 milionë eurove.
Mbi motoskafin që transportohej droga janë gjetur dhe vendosur në pranga dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije.
Sipas mediave greke, ngarkesa me drogë ka mbërritur nga Shqipëria dy ditë më parë.
Ndërsa policia thotë se kishte informacion për mbërritjen e lëndës narkotike, ndaj dhe strukturat e posaçme të saj ndodheshin në alarm.
Hetimet vijojnë ndërsa personat e prangosur pritet të merren në pyetje, për rolin e tyre, si dhe për të implikuar të tjerë në trafikun e drogës.