Kronika

Kapet për llogari të drejtësisë italiane, pranga 29-vjeçarit në kryeqytet





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:33 - 02/12/18 |
mapo.al

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arritën të vënë në pranga një shtetas shqiptar në Tiranë.


Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Bledar Zefi, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku edhe rezulton i dënuar.



Gjykata e Gjenovës/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian.


Aktualisht procedurat i kanë kaluar Interpol Tiranës, që në bashkëpunim me Interpol Romën, do të mundësojnë ekstradimin e Zefit drejt Italisë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas