Aktualitet

Kapet “skifteri” nga Kavaja, vodhi 4 shtëpi







               Publikuar në : 11:48 - 14/08/19 |
mapo.al

Policia tha sot se ka vënë në pranga një person pasi kishte vjedhur 4 banesa, gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës.


Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të bërë me metoda speciale të hetimit, organizuar dhe finalizuan operacionin “Shëtitësi 1”, ku u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes së banesave të ndryshme në Kavajë.

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi i shtetasit: B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa , në të cilat ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të B. A.



CLOSE
CLOSE
Pas