Kapiteni i Kombëtares Elseid Hysaj ka folur pas ndeshjes Andorra-Shqipëri, e cila u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin e thellë 0-3. Ai tha se kjo fitore i duhej skuadrës për të ngritur moralin. Duhet theksuar se Kombëtarja fitoi ndeshjen pas largimit të Panuçit.
Reaguat mirë dhe shënuat edhe 3 gola…
Na duhej shumë kjo fitore, për të ngritur moralin në skuadër, pasi kishim disa ndeshje që luanim mirë, por nuk po gjenim golin dhe rezultatet.
Cili aspekt i lojës ishte për t’u veçuar sot?
Lufta për topin e parë, u zhvillua në mënyrë mjaft të mirë, pasi luanim ndaj një kundërshtari që mbrohej shumë dhe për më tepër në një terren të vështire.
Çfarë ju thatë lojtarëve para ndeshjes, si kapiten?
Mundohem gjithmonë t’i inkurajoj, duke ju thënë që jemi bashkë dhe do t’ia dalim bashkë gjithmonë.