Aktualitet

Kapiteni i kombëtares kuqezi infektohet me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:40 - 28/11/20 |
mapo.al

Portieri dhe kapiteni i kombëtares sonë, Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas testit të kryer dje.



Lajmin e bën të ditur klubi i tij, SPAL, që tregon gjithashtu se Berisha nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës që pas grumbullimit me kombëtaren.


Berisha ka qenë i karantinuar gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e tij, sipas rregullave të autoriteteve mjekësore ne Ferrara. Në tamponin e kryer së fundmi, që duhej të ndodhte para bashkimit me skuadrën, Berisha ka rezultuar i infektuar.



Lajm i keq për gardianin e kombëtares sonë, që gjatë javëve të fundit ishte në superformë dhe ndihmonte SPAL vazhdimisht për të arritur rezultate pozitive.





Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas