Aktualitet

Kapja e 7.7 kg kokainë në Portin e Durrësit, itinerari që bëri kontenieri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:27 - 08/09/21 |
mapo.al

Kontenieri me 7.7 kg kokainë i bllokuar ditën e djeshme në Portin e Durrësit, rezulton të jetë nisur në ditët e para të muajit Gusht nga porti Guajakil në Ekuador, dhe ka mbëritur në 18 gusht 2021, në portin e Durrësit.






Mësohet se deri në mbërritjen në Shqipëri, kontenieri ku u gjend sasia e kokainës, ka kaluar dy tranzite në portin e Aleksandrisë në Marok dhe Pireut në Greqi.


Nga data 18 Gusht deri në ditën e djeshme, (plot 20 ditë), kur është zbuluar sasia e kokainës pikërisht në kapakët e ftohjes, kontenieri i kompanisë “Majesk”, ka qëndruar në terminalin e mallrave në portin e Durrësit.







Ndërsa brenda në kontenier ndodhej ngarkesa me banane, që i përket kompanisë “Alba Exotic Fruits”, në pronësi të Eduard Dautit i shpallur në kërkim dhe vëllait të tij, tashmë të arrestuar Barjon Gumeni.




Me kapjen e sasisë së djeshme, në total bëhen 5 raste me kapjen e kokainës në kontenierët e kompanisë “Majeks”, ku brenda tyre janë dhe bananet e kompanisë “Alba Exotic Fruits”.



Ngarkesa e djeshme ka qënë një kontenier i nisur nga Ekuadori, në një periudhë kur në Portin e Durrësit, ishin kapur në mënyrë të vazhdueshme sasi kokaine në ngarkesat e kësaj kompanie.

6 rastet e sekuestrimit të kokainës
Rasti i parë kur kjo kompani u anatemua në kanalet policore si e dyshuar në trafikun e kokainës, ka qënë viti 2019, në Greqi nga kontenierët janë hequr nga DEA amerikane plot 137 kg kokainë.

Kjo sasi është zëvendësuar me oriz dhe 1 kg kokainë të cilave u është vendosur dhe një GPS. Për kokainën e ngarkuar në kontenierët e kompanisë “Majesk”, brenda të cilëve ndodheshin dhe bananet e “Alba Exotic Fruit’ në 2019, u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

Lexo edhe :  Përmbyti Europën me kokainë, brenda rrjetit të Dritan Rexhepit

Në datën 13 korrik 2021 në Portin e Durrësit në kontenierët e kompanisë “Majesk” ku brenda ishin future dhe bananet e “Alba Exotic, u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë.

Ndërsa çuditërisht 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontenierët e po të njëjtës kompani.

Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”.

Ndërsa në 17 korrik 2021, kontrollori i kompanisë së kontenierëve “Majesk”, vuri në dukje se një kontenieri ku ishin futur bananet e “Alba Exotik Fruits”, i ishin vjedhur dy kapakët e ftohjes.

Pikërisht në këta dy kapakë, në të gjitha rastet policia ka gjetur sasinë e kokainës, ndaj dhe ka ngritur dyshime të forta se kapakët së bashku me kokainën janë vjedhur nga trafikantët.

Vjedhja e kapakëve, është kryer nga persona që kanë akses për t’u futur brenda në port dhe zonën e terminalit të kontenierëve.

29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe iu sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”.

Për këtë rast të vjedhjes së kokainës brenda në portin e Durrësit dhe rastet e tjera është ngarkuar prokuroria e posaçme SPAK, të kryejë hetime.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas