Mëngjesin e së mërkurës, Zëri i Amerikës publikoi si shkrim kryesor një pjesë të konsiderueshme të raportit të Freedom House për Shqipërinë.
Për ata që nuk e dinë, Freedom House është një organizatë joqeveritare amerikane, që në fakt merr fonde nga qeveria amerikane.
Qëllimi i saj është që të bëjë avokatinë e demokracisë, lirisë politike dhe të drejtave të njeriut.
Raporti përmend në të paktën tre raste zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, duke e vendosur në kuadrin e përpjekjeve autoritariste të qeverisë për kapjen e shtetit.
“Në fakt, vendimi i Ramës për të zgjedhur në mënyrë të njëanshme Prokuroren e re të Përgjithshme të përkohëshme me një shumicë të thjeshtë në parlamentin shqiptar në dhjetor, duke shpërfillur kundërshtimet e ashpra të dy partive kryesore opozitare, shfaqi një hap të parë shqetësues në këtë trajektore”, thotë raporti.
Por ambasadori i SHBA në Tiranë e ka mbështetur zgjedhjen e Arta Markut.
Donald Lu së fundmi po kritikohet në SHBA nga organizata “Judicial Watch” se ka përdorur fondet e takspaguesve amerikane për të vënë drejtësinë nën kontrollin e qeverisjes socialiste.