Kryesore, Politika

‘Kapni Balilin para se…’: Paralajmërimi i Ramës dhe editoriali i MAPO-s

Editoriali i ditës i gazetës Mapo, shkruar nga drejtori i Institutit Europian Pashko, Ervis Iljazaj, theksonte sot se politika shqiptare është e çorientuar për shkak se mungon ambasadori i ri amerikan.


“Të gjitha ata që mendojnë se ndërkombëtarët në Tiranë kanë bërë dëme të mëdha, ja ku i kanë faktet. Pa orientimin e tyre, politika shqiptare është në ngërç total. Sigurisht, politika e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri ka mëkatet e saj, por, pa  praninë e tyre këtu, është lehtësisht e imagjinueshme se ne çfarë kushtesh do të zhvilloheshin betejat politike. Për të gjitha këto arsye, le të shpresojmë që, emërimi i ambasadorit të ri amerikan nuk do të vonojë. Në të kundërt, kjo gjendje paqartësie e përgjithshme do të vazhdojë edhe për shumë kohë. Gjendje e cila, po pengon procese të rëndësishme për shqiptarët,” shkruan Iljazaj.

Pak orë më vonë, si për të faktuar këtë shkrim, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Duke iu drejtuar Ardi Veliut, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rama i kërkoi që të kapet i shumëkërkuari Klement Balili para se të vijë ambasadorja e re amerikane.

“Unë nuk dua i dashur drejtor, që të na vijë ambasadorja e re amerikane dhe të na kujtojë se Klement Balili nuk është kapur.

Unë e di që po përpiqeni për të kapur Klement Balilin apo për çdo zvarranik tjetër të botës së krimit, por ne nuk kemi më luksin të pritet qoftë edhe një pemë, nuk kemi luksin që Llogaraja të mbushet me inerte. Ju dhe Policia e Shtetit s’duhet të lini gur pa luajtur që kriminelët të shkojnë përpara drejtësisë, dhe jo të bëni replika,” tha Rama.

Pa presionn amerikan duket se pak gjëra ecin përpara.

Politika shqiptare e çorientuar, mungon ambasadori i ri amerikan

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas