Aktualitet

Kapriçiot e motit, shi dhe temperatura ekstreme – Ja çfarë pritet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:00 - 24/05/19 |
ro ot

Moti vijon të suprizojë me tekat e tij. Ndonëse u duk sikur këto ditë lanë pas reshjet e shiut, të dhënat meteorologjike konfirmojnë rikthimin e tyre sërish. Përmes një njoftimi publik, Meteoalb bën të ditur se reshjet e shiut do të rikthehen rreth orëve të pasdites dhe do të vijojnë përgjatë të shtunës dhe së dielës.






E ndërkohë që reshjet e shiut do të jenë prezente deri në fund të muajit maj, temperaurat do të pësojnë një rritje të menjëhershme. Meteoalb deklaron se rritja e temperaturave parashikohet të shkojë deri në 30 gradë celcius.


Nga Meteoalb







“Orët vijuese paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të cilat do të gjenerojnë shira në orët pasdites, kryesisht në veri dhe zonat Lindore.




Dita e shtunë do të jetë kryesisht e kthjellët, ndërsa ditën e dielë vranësirat do të jenë disi më prezente duke gjeneruar shira gjatë pasditës në lindje dhe juglindje të territorit.

Lexo edhe :  Temperaturat e ulëta/ Spektakli i natyrës në liqenin e Pogradecit


Muaji maj do të mbyllet në kushte të paqendrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të arrijnë deri ne 29 – 30 gradë C” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Kur largohen reshjet

Ndonëse pritej që muaji Maj të shoqërohej me rritje temperaturash dhe mot të kthjellët, këto dy javë të para të tij kanë qenë një vjeshtë e vogël brenda stinës së pranverës, karakterizuar nga rreshjet e shiut dhe temperatura të ulëta gjithashtu.

Pjesa e dytë e muajit u karakterizua krahas rreshjeve edhe me temperatura të ulëta ku ndonëse në fund pranvere ende veshjet e trasha të dimrit ishin prezente.

Sipas të dhënave meteorologjike moti do të përmirësohet në fillimin e muajit qershor ku moti do të jetë i kthjellët dhe pa reshje shiu.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas