Kalimi i automjeteve do të jetë i bllokuar, së paku deri më 8 mars, në Pikën Kufitare të Kapshticës.
Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.
Dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë do të jetë e mbyllur deri më 8 mars, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë Covid-19.
Por dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).
Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
6
Etiketa: bllokohet pika kufitare, Kapshtica, Pandemia COVID-19