Aktualitet

Kapshticë/ AKU bllokon 5.6 ton ushqime që vinin nga Turqia







               Publikuar në : 13:36 - 07/06/19 |
mapo.al

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhe kthyer mbrapsht në Kapshticë 5636 kg produkte ushqimore të ndryshme. Në ngarkesë përfshiheshin ullinj të shtypur, vaj susami, allvasi, lëng shege, gjethe bimore çaji, vaj ulliri, thjerrëza, kamomil, trumzë jeshile, çaj dhe përzierje bimësh, rrënjë kambal, piper i zi, tuberet karafil, kimnone e coptuar, ginger pluhur, majdanoz i thatë, qiqra, kripë kineze, limon i thatë, thjerëza, çaj etj.


Produktet vinin nga Turqia me qëllim tregtimin në Shqipëri. AKU thotë se nga kontrolli i dokumentacionit përkatës u konstatua se subjekti nuk dispononte raport-analizën e produkteve, çka përbën mospërmbushje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore.

Në këto kushte, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi të ndalojë hyrjen e mallrave ushqimore në Shqipëri dhe i dha subjektit 7 ditë kohë të plotësojë mangësitë në dokumentacionin shoqërues të mallit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas