Janë ndaluar ditën e sotme në Kapshticë nga policia kufitare 18 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se mes emigrantëve kishte edhe gra dhe fëmijë, të cilët i përkasin nështetësisë irakiane. Emigrantët janë ndaluar në brendësi të tokës shqiptare në afërsi të fshatit Trestenik. Pas procedurave përkatëse pritet që ata të dërgohen në qendrën e azilkërkuesve në Babrru.