Aktualitet

Kapshticë, shqiptarit dhe bullgares ju kapen 25 mijë euro të padeklaruara





               Publikuar në : 09:06 - 15/01/20 |
mapo.al

Policia kufitare ka sekuestruar në Kapshticë 25000 euro të padeklaruara. Paratë ishin në posedim të një shqiptari rezident në Greqi dhe të një bullgareje, të cilët u proceduan penalisht.


“Shërbimet e Policisë Kufitare në P.K.K Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasin J. R., 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasen bullgare D. D., 31 vjeçe, të cilët udhëtonin me mjetin e tyre.



Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, këtyre personave iu gjet një sasi prej 25000 eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve” thuhet në njoftimin e policisë.


Veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në DVP Korçë, të cilët kanë filluar procedimin penal ndaj këtyre shtetasve”, – thotë policia.


Etiketa: ,

Pas