Unë jam nga ata qe akoma vazhdoj e dëgjoj Goran Bregoviç, kryesisht pjesën e rrokut kur ishte pjesëtar i Bjello Dugme, se ne ate bote te viteve 80-90 thithnim e përthithnim çdo gjë qe mund te na rregullonte shijen e kengeve te realizmit socialist…
E dëgjoja pa e ditur çfarë përfaqësonte politikisht e çfarë qëndrimesh kishte, madje as sot nuk e di tamam se cfare perfaqeson politikisht e filozofikisht…
Sic thashe mund ta degjoj dhe sot…por nuk jam aq cinik dhe injorant ne te njejten kohe e ritheksoj dhe injorant, cinik dhe pa etike, qe pershembull te me vije per vizite nje Kosovar ne shtepi dhe ta ve per ta degjuar bashke me te.
E pra shqiptaret e Kosoves jane vizitore te perhershem ne shtepine tone te madhe gjate gjithe vitit e sidomos ne vere, jane vizitoret me te shumte ne numer dhe sinqerisht nuk e lexoj ate “kodoshin” e Bashkise Korces, qofte dhe vetem nisur dhe vetem nga pikepamja komerciale, (ti leme te tjerat), qe duke patur ket fluks Kosovaresh, te shkoje e t’i kape dora ne nje thes me kengetare, pikerisht kete…duke rrezikuar ne menyre te panevojshme madje dhe festen ne vetvete…
T’i leme anash gjithe teorite konspirative, jo minishengeni, jo keshtu jo ashtu…
Po mire mo injorante kozmopilite, merni pak fryme thelle: kaq te veshtire e keni te respektoni dhimbjen e shqiptareve te Kosoves, e dime qe kemi ndjesi te ndryshme, po kaq te veshtire e keni?
Po a e dini ju o popull qe i jepni birre me zorr dashit, qe shumica e hebrejve pas 45, jo vetem u dridhej mishi po te degjonin muzike gjermane, po shumica derrmuese e tyre nuk pranonin ta vizitonin Gjermanine dhe kur kishin per te mare leke ne banke edhe pas 5 dekadash…
Keshtu qe n.q.s do me duhet te zgjedh ne kete rast midis “Katundareve te Kosoves” dhe “Kozmopolitaneve te Shqiperise”, pa dyshim jam me këta të parët. E meqë ra fjala do e dëgjoj edhe njëherë Goran me kufje në vesh.