Vlorë– Kapet një gomone me mbi 500 kg me hashash në Gjirin e Arushës në gadishullin e Karaburunit.
Mësohet se mjeti lundrues aktualisht po dërgohet në repartin e policisë Delta Forcë në Radhimë.
Gjithë çfarë është bërë me dije është se gomonia ishte rreth 9 m e gjatë me 2 x 350 kf motora të fuqishëm, por nuk dihet nëse ka persona të arrestuar.
Pritet që Policia e Shtetit të japë një version zyrtar lidhur me kapjen e sasisë së drogës.