Aktualitet

Karantinohet ministri gjerman Haiko Maas, rezulton pozitiv me koronavirus truproja i tij






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:52 - 23/09/20 |
mapo.al

Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas është karantinuar pasi një nga truprojat e tij ka rezultuar pozitiv me koronavirus.


Maas është karantinuar si masë paraprake, por nuk ka shfaqur shenja infektimi.


Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme për gazetën BILD, testi i parë që Maas iu nënshtrua sot ishte negativ, ndërsa, në bashkëpunim me shërbimet shëndetësore të Berlinit, në ministri po hetohen raste të tjera.



Gjithashtu, ministria ka njoftuar anulimin e vizitës së ministrit në Jordani.




Etiketa: , , ,

Pas