Protesta e të shtunës është në qendër të opinionit publik prej ditësh të tëra. Opozita ka paralajmëruar jo vetëm protestë, por edhe qendresë.
Kryeministri Edi Rama nuk do jetë në Tiranë gjatë kësaj proteste.
Pikërisht kjo ka frymëzuar mjeshtrin Bujar Kapexhiu, që ka sjellë këtë karikaturë për numrin e fundjavës në Mapo.
Punimi i tij është bërë shumë shpejt virale në median sociale.
Karikatura vjen në versionin print nesër për të gjithë, shoqëruar me një numër special mbi protestën ku flasin analistë të njohur si Skënder Minxhozi, Erl Murati apo Fitim Zekthi.