Karikatura e ditës e Bujar Kapexhiut, ku duket kryeministri Edi Rama i kapur fort pas vitit 2021, është kthyer në hit në rrjetet sociale. Debati i ndezur është se sa do të rezistojë kryeministri, që duket se e pranon vetë se edhe viti 2021 është kufiri për të?
Sot në Kuvend, Rama përsëriti se do ketë zgjedhje vetëm në vitin 2021. Por ai foli gjithashtu edhe për zgjedhje të parakohshme, duke zgjuar kuriozitetin e portaleve. Sipas tij, nëse zbatohet skenari i zgjedhjeve të parakohshme, ky do jetë vullnet i PS dhe jo i opozitës.
Nga ana tjetër, teksa kryetari i opozitës ndodhej në Gjermani për një vizitë, në Kuvend u shfaq i pari zë kritik ndaj Edi Ramës. Ish-ministri i tij i Jashtëm, Ditmir Bushati mbajti një fjalim të fortë, duke përdorur një tezë të dikurshme socialiste se duhet të lëshohet nga pushteti për të bërë shtet. Jo më pak e fortë ishte deklarata e tij, e veçcuar edhe nga Dojçe Vele që “pasuria e vendit është në dorën e një grupi të vogël njerëzish”.
A janë këto sinjale se edhe brenda PS po nisin organizimet kundër Ramës? Vështirë të thuhet që tani, por fakt është se diçka po lëviz.