fbpx

Humor

Karikatura: Ja si e sheh Kapexhiu ‘Ramaformën’





               Publikuar në : 22:12 - 23/07/19 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta foli sërish për Reformën në Drejtësi, të cilën vazhdon ta quajë Ramaforma. Ai thotë se kjo Ramaformë nisi kur u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm.


“Përsa i takon “Ramaformës” që është sot, ajo është një Kushtetutë tjetër, nuk është kjo, por kjo është origjinalja, sepse është firmosur nga unë pas votimit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë në atë kohë. Dhe natyrisht frikë nga kjo reformë, nga “Ramaformë” ka ai që e çoi në këtë gjendje. Tani doni të flasim për histori me peshq e me peshkaqenë? Peshkaqenët nga atëherë, janë kthyer në kroçera. Kroçerat rrezikojnë të kthehen në Titanik pas disa kohësh. Se kështu dëgjuam histori nga, sepse nuk dua t’ia përmend emrin, sa të ikë Adriatik Llalla, do të fillojnë gjërat serioze,” tha Rama.



“U zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. U zgjodh nga zoti Rama dhe nga dy ambasadorët, të cilët u përqafuan për këtë Kushtetutë që kam unë këtu, jo për atë të 69 votave dhe të “Ramaformës” që kanë sot shqiptarët. Kjo është Kushtetuta që ka bërë Komisioni i Venecias, institucioni më i rëndësishëm dhe më i besueshëm në Europë për çështjet kushtetuese dhe gjithmonë i gjithëpranuar edhe në Shqipëri, edhe kudo, në të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Europës”.


Ai foli edhe për pasojat e rënda të Ramaformës.

Ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu ka përgatitur një karikaturë për ‘Ramaformën’.


Etiketa: , , ,

Pas