Këto dy ditë po diskutohet shumë për një urdhër të kryeministrit Edi Rama për të mos lejuar socialistët në debat me opozitarët. Të hënën, pas një komunikimi me mediat të kryetarit demokrat Lulzim Basha, që paralajmëroi arrestimin e Vangjush Dakos, një sms u publikua nga mediat.
Kjo sms i ishte dërguar socialistëve nga kryeministri Edi Rama.
“Në vijim të komunikimit për refuzimin e daljeve me kolegët tanë të arratisur, në debate shterpë të cilat përveçse harxhojnë kot kohën e publikut, derdhin baltë e helm në tryezat e shqiptarëve, më duhet të shtoj se nuk do të replikojmë më në distancë me deklarata e përgënjeshtrime ndaj akuzave e shpifjeve të tyre të pafundme.
E gjithë vëmendja jonë do të jetë tek njerëzit e zakonshëm pa dallim dhe komunikimi ynë do të jetë për ta e me ta. Natyrisht nuk do t’i kursejmë as arratiakët në komunikimet tona, por vetëm kur kjo i duhet komunikimit me qytetarët. Le të merren kadrinjtë e kazanët me dokrrat e dëshpërimit të tyre dhe le të vlojnë së bashku në zjarrin e mandateve të tradhtuara! Koka bën koka pëson, megjithëse në rastin e tyre koka e bën dhe trupi si gjithnjë e pëson”, thuhet në mesazh.
Ndërkohë, mjeshtri Bujar Kapexhiu vazhdon me punimet e tij mbi krizën politike. Këtë herë ai sjell një karikaturë për bllokadën mediatike të Ramës.