Historia e fotos së Edi Ramës me ish-presidentin amerikan, Barack Obama është rikthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik në Shqipëri.
Fotoja u realizua në vitin 2012 dhe është mbuluar me akuza dhe dënime nga gjykatat amerikane. Ngjarja ridoli në skenë pasi një gjykatë në SHBA dënoi me 4 muaj burg 61-vjeçarin William Argeros për kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012.
Argeros shpërtheu në lot në gjykatë, kurse avokati tha se klienti i tij kishte vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto zotin Obama. Ai tha se kandidati ishte Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë.
Më herët një gjykatë amerikane dënoi në vitin 2017 me kusht, shqiptarin me banim në SHBA, Bilal Shehu, i cili kishte blerë dhe biletat për të marrë pjesë në një takim të mbledhjes së fondeve më 8 tetor të vitit 2012, në San Françisko.
Opozita akuzoi se Rama u paraqit si ‘bashkëshortja’ e Bilal Shehut për të marrë pjesë në takim. Sipas saj, ata u prezantuan si çift gej.
Ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu sjell një karikaturë virale për këtë ngjarje. Ajo titullohet: “Çifti 80-mijë dollarësh”.