Mbi xhamin e makinave të tyre qytetarët e Tiranës kanë gjetur sot nga një kartolinë.
Nuk dihet kush e ka bërë këtë dhuratë paralajmëruese, ku shkruhej: “Këto muaj mos harroni të kurseni, falë Edi Ramës secili duhet të paguajë 400 Euro për Becchettin.”
Kujtojmë që prej ditësh, si nga selia e PD-së ashtu edhe e LSI-së kanë ardhur akuza se nga buxheti i shtetit do paguhen 109 milionë euro për biznesmenin italian për shkak se fitoi gjyqin me shtetin shqiptar.
Opozita akuzon kryeministrin se për të vënë në vend kapriçot dhe mosmarrëveshjet e tij, ua faturon pagesën shqiptarëve.