Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka udhëtuar së fundmi drejt Italisë, ku do të realizojë projektin më të ri muzikor. Ajo do të sjellë për të gjithë fansat e saj një bashkëpunim me këngëtarin dhe kantautorin Pirro Çako dhe xhirimet e videoklipit të këngës do të bëhen në qytetin e Venecias. Xhensila është shoqëruar në udhëtim edhe nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku.
Me këtë të fundit ajo ka ndarë në “Instagram” dy fotografi, ku duken më të dashuruar se kurrë. “Dashuria ime”, shkruan në gjuhën italiane Xhensila krahas fotove të ëmbla ku duket e është mbështetur mbi Besin.