Aktualitet

KAS i dha të drejtë PD për listën, PS çon vendimin në Kolegjin Zgjedhor














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:44 - 23/03/21 |
mapo.al

Paraditen e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pati rrëzuar vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës për kandidatë të Partisë Demokratike.






Bazuar në analizën e fakteve dhe provave të administruara, me shumicë votash, KAS vendosi që të pranohet kërkesa ankimore e PD-së lidhur me vendimin e marrë nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.


Pra, KAS vendosi ndryshimin e vendimit të Celibashit dhe regjistrimin e listave shumë emërore të Partisë Demokratike me 222 kandidatë, sipas listës së depozituar më 16 mars në KQZ.





Ndërsa pasditen e sotme Partia Socialiste ka vendosur që të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin që dha sot KAS.



Pëfaqësuesi i PS-se në KQZ, Eridian Salianji theksoi se “Shpejtësia e karrocës s’ka të bëjë me nr. e kuajve”.


1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas