Aktualitet

KAS i heq gjobën Veliajt- PD: Cënon standardet e barazisë së palëve në zgjedhje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:21 - 16/02/21 |
mapo.al

Pas vendimit nga KAS për t’i hequr dy gjobat e vendosura kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar Partia Demokratike.





PD nëpërmjet sekretariatit për Çështjet Zgjedhore bën me dije se sot me këtë vendimmarrje, 3 anëtarë të KAS kanë shkelur besimin se mbi interesin e partisë në pushtet qëndron ligji.


PD, dënon këtë vendim pasi sipas saj cenon rëndë standardet e barazisë së palëve në zgjedhje.





“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) humbi sot mundësinë për të qenë një strukturë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot me një vendimmarrje të paprecedent, 3 anëtarët e KAS kanë shkelur rëndë besimin se mbi interesin e partisë në pushtet qëndron ligji dhe vetë rregullat e sanksionuara nga KQZ.



Vendimet antiligjore të 3 anëtarëve të KAS bien ndesh me standardin e OSBE për ndarjen e shtetit nga partia, duke justifikuar përdorimin e funksionit publik nga Erjon Veliaj për interesa të Partisë Socialiste. Partia Demokratike dënon këtë akt të paligjshëm të 3 anëtarëve të KAS, që cënon rëndë standardet e barazisë së palëve në zgjedhje”, shkruan PD.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas