Aktualitet

KAS pranon kërkesën e LSI, do hapen 24 kuti në Berat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:36 - 15/05/21 |
mapo.al

KAS pranoi kërkesën e LSI, për të hapur 24 kuti të materialeve zgjedhore në Qarkun e Beratit.






Mësohet se KAS do të shqyrtojë nga të dhënat e materialeve zgjedhore të këtyre 24 kutive përputhshmërinë e listave të zgjedhjeve, identifikimin elektronik të tyre.


Po ashtu, KAS rrëzoi kërkesën e PD-së e cila kërkonte që të merreshin informacionet shtesë për provat shtesë nga institucionet shëndetësore dhe organet ligjzbatues, si SPAK dhe Prokuroria, për të vërtetuar sipas PD shkeljet zgjedhore.







Me kërkesën e dy anëtarëve të KAS, Braho dhe Çefa, KAS do të administrojë dhe kryqëzimin e të dhënave nga pajisja PEI, identifikimi elektronik.



Mbledhja e radhës, ku do të hapen kutitë e votimit, pritet të zhvillohet ditën e hënën, në orën 10:00.



Lexo edhe :  Dule apo LSI? Kush votoi pro Lindita Nikollës për kryetare të Kuvendit

LSI pretendon për shkelje dhe se përmes hapjes së këtyre kutive do të sigurojë prova të mjaftueshme të cilat mund t’i japin asaj mandatin e parë në Qarkun e Beratit, duke ia hequr PS-së.

Bëhet fjalë specifikisht për mandatin e Blendi Klosit, duke i kaluar Ardit Çelës.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas