Aktualitet

KAS refuzon kërkesën e PD e LSI, s’ka përsëritje të zgjedhjeve në qarkun Vlorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:45 - 20/05/21 |
mapo.al

Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave ka rrëzuar sot kërkesën e PD dhe LSI për përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.






Tashmë, partitë kanë pesë ditë kohë që ta ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor.


Ndërkohë, ka nisur edhe numërimi i 114 kutive të votimit, për subjektet zgjedhore, në qarkun e Beratit.





“KAS me shumicë votash vendosi, rrëzimin e kërkesës ankimore 36 të paraqitur nga PD-AN. Rrëzimin e kërkesës ankimore 49 të paraqitur nga LSI. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionarit për rezultatin e votimit për qarkun e Vlorës”, tha relatori i ankimimit.



Ky është vendimi i tretë që KAS vendos kundër kërkesave për përsëritje zgjedhjesh. Të mërkurën u rrëzua kërkesa për përsëritje zgjedhjesh në Gjirokastër dhe Berat.



31


Etiketa: ,

Pas