KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për provat shtesë për Qarkun Tiranë, lidhur me procesin zgjedhor të 25 prillit.
Mësohet se ky komision do marrë informacion nga kryqëzimi i të dhënave nga pajisja PEI (pajisja e identifikimit elektronik të zgjedhësve).
Ndërkohë, KAS ka rrëzuar më herët kërkesat e PD për marrjen e provave shtesë për Qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës.
E vetmja kërkesë e pranuar nga KAS është ajo e LSI për rinumërimin në Berat, ku u hapën 114 kuti nga 227 në total.
Edhe pas rinumërimit, LSI nuk arriti të marrë mandatin e deputetit, pasi diferenca e votave arriti në 58 nga 72 që ishte.