Aktualitet

KAS rrëzon PD-LSI, nuk përsëriten zgjedhjet në Gjirokastër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:10 - 19/05/21 |
mapo.al

Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Gjirokastër. KAS vendosi sot rrëzimin e kërkesës së PD dhe LSI që kërkon pavlefshmëri të rezultatit zgjedhor në këtë qark.






KAS rrëzoi edhe kërkesën ankimore të kandidatit të pavarur të Vetëvendosjes, Kreshnik Merxhani.


Mbledhja u shoqërua me debate mes anëtarëve të KAS por edhe përfaqësuesve të partive.







Debati në KAS



Është përfshirë në debate Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i mbledhur sot për të marrë vendimin nësë do të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës e kërkuar nga PD, LSI e kandidati i pavarur i Vetëvendosjes, Kreshnik Merxhani.



Debati ishte mes anëtarëve të KAS Ilir Rusmajlit dhe relatorit Ledio Braho por u përfshi në debat edhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu.

Rusmajli kërkon të identifikohen çfarë funksioni, brenda administratës zgjedhore, kanë kryer dy personat që dyshohen se kanë votuar dy herë në qarkun e Gjirokastës.

Ledio Braho: Pavarësisht se kujt force politike janë komisionerët nuk ka lidhje me hipotezën që hodhët ju. Kam kërkuar që të procedohen penalisht dy komisionerë që kanë votuar dy herë me të njëjtën kartë identiteti në 1 QV të ndryshme. Një qytetar ka votuar në dy qarqe të ndryshme.

Nëse ju doni të rrëzoni kërkesën ankimore me fantazi të tilla jeni i hapur ta shpallni që tani

Ilir Rusmajli: Vendimin për mua do ta merrni ju apo vetë.

Ledio Braho: Do e merrni ju, shpresoj ta merrni sipas ligjit

….

Hedhja e hipotezave për të kërkuar prova tregon që ka ëqllime të tjera dhe nuk është aspak vënia e drejtësisë. Nëse qëllimin për të bërë drejtësi kërkoni të procedohen penalisht. Fakti a kanë prapavijë politike këta persona që kanë shkelur ligjin është e patolerueshme

Ilir Rusmajli: Nëse jemi para një rasti kur provokimi bëhet me votime politike vlerja e shkeljes është më ndryshme se rasti indivual dhe ne do të çmojmë vlerën e shkeljes në raport me kërkesën për pavlefshmëri.

Ledio Braho: Ne nuk jemi prokurori e as gjykatë. Nuk e vlerësojmë dot ne.

Ilir Rusmajli: Ne nuk mund ta fshehim nën rrogozë…

Marash Logu PD: Ne e kuptojmë zoti Rusmalji që jeni sjellë i njëanshëm, por na lini të bëjmë pyetjet

Ilir Rusmajli: Unë mezi pres të bëj pyetje por ju nuk më intimidoni dot të bëj detyrën time, as ju, as zotëria atje (I drejtohet Ledio Brahos).

Ledio Braho: Nuk ka qëllim intimidimi por kërkoni të hidhni hipoteza. Nëse doni të hidhni aludime, nisni të merrni në telefon e dëshmi komisionerëve të nxjerrni prapavijën politike por që këtë proces ta përdorim për të thirrur dëshmitarë komisionerët është e tepërt, të kërkojmë bindjet politike që ju të aludoni.

Ilir Rusmajli: Ka rëndësi se përmes kësaj do të vlerësojmë provat.

Ledio Braho: Nga moment i emërimit komisioneri ka përgjejësi penale vetjake

Marash Logu: Do të ishim dakord me kërkesën e Rusmajlit nëse ai nuk do të kishte refuzuar 57 herë kërkesat e subjektit politik për transparencë.

Po sot KAS do shqyrtojë dhe kërkesën e përsëritjes së zgjedhjeve në qarkun e Beratit dhe Vlorës kërkuar nga LSI e PD.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas