Iker Kasijas ështe portieri më i mirë i vitit 2011. Paraqitjet e shkëlqyera që i pati në vitin që e lamë pas, e shpërblyen portierin e Real Madridit, edhe pse ‘Los Blancos’ fituan vetëm një trofe, Copa del Rey. Këtë vlerësim e ka dhënë Instituti për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS), i cili e ka publikuar dje listën e portierëve më të mirë të vitit që e lamë pas. Vendi i dytë në këtë renditje speciale i takon portierit të Bajern Mynihut, Manuel Nojer, i cili pjesën e parë të vitit e kalonte te Shalke. Në vendin e tretë gjendet portieri i Barcelonës, Viktor Valdes, kurse i katërti është veterani i Juventusit, Xhixhi Bufon. Në pesëshen e parë zë vend edhe portieri i Çelsit, Petr Çeh
10 më të mirët
Portieri Klubi Pikë
1.Iker Kasijas R.Madrid 248
2.Manuel Nojer B.Mynih 130
3.Viktor Valdes Barcelona 114
4.Xhanluixhi Bufon Juventus 63
5.Petr Çeh Çelsi 41
6.Nestor Muslera Gallatasaraji 34
7.Xho Hart M.Siti 26
8.Zhulio Sezar Inter 23
9.Justo Vijar Estudiantes 17
10.Edvin van der Sar M.Junajtid 16