Blog

Kastriot Islami: 7 shkeljet që ka gjetur Venecia në ndryshimet kushtetuese të Kodit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:57 - 03/12/20 |
mapo.al

Kastriot Islami, në një përmbledhje që ka postuar në Facebook, ka evidentuar shkeljet që ka konstatuar Komisioni i Venecias, në raportin paraprak të botuar dje në media.



Islami thotë se Venecia i ka gjetur ndryshimet e njëanshme që bëri Rama në Kushtetutë dhe në Kod, si kundër rregullave demokratike dhe që cënojnë stabilitetin elekoral.


Statusi i plotë i Kastriot Islamit:




Komisioni i Venecias, i ka konsideruar ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë, me arrogancë e kokëfortësi nga Rama:



  • të njëanshme;
  • të nxituara;
  • pa konsultimet e nevojshme;
  • përmes një procesi jo-gjithëpërfshirës;
  • ndryshime kushtetuese kundër rregullave demokratike;
  • mos respektim i stabilitetit te kodit zgjedhor, thelbësor për të përjashtuar çdo dyshim për manipulim të zgjedhjeve;
  • ndryshime kunder Kodit te Keshillit te Europes per zgjedhje te lira e te ndershme, qe rekomandon se sa “më afër zgjedhjeve të miratohen ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, aq më shumë mund të ndikojnë ato në cilesine dhe rezultatin e zgjedhjeve…”

Kurse duke respektuar sovranitetin e vendit Komisioni i Venecias ka deklaruar se permbajtja e ndryshimeve apo me sakte Kushtetueshmeria e ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor dhe Kushtetute mund të konfirmohet vetem nga GJK e cila mungon ne Shqiperi…


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas